Mexhiti nga Cetinska e Tetovës: Grubi e gënjen Ali Ahmetin se ne jemi vetëm 2-3 të pakënaqur

Udhëheqësi i Grupit të Zjarrit Izet Mexhiti sonte ka mbajtur takime ne banorë nga rajoni i Tetovës.

“Pas Sellcës, sonte jemi në Cetinskë, në zemër të Tetovës!

Nga këtu, përveç që duam të dëgjojmë zërin e qytetarit tetovar, gjithashtu dërgojmë porosi të fuqishme se nuk jemi 2-3 të pakënaqur siç Artan Grubi e gënjen kryetarin Ali Ahmeti. Ne vetëm publikisht po e artikulojmë pakënaqësinë dhe mllefin që qytetarët nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe gjitha vendbanimet shqiptare e kanë me këtë ekzekutiv të dështuar dhe arrogant.

Ne nuk duam assesi ta dëmtojmë BDI-në, nuk duam ta përçajmë që ajo të ketë fatin e PPD-së apo PDSH-së, përkundrazi duam BDI të forcohet dhe të kthehet te baza, të kthehet te origjina, të kthehet te qytetari, pa ministrat oportunistë të kryesuar nga Artan Grubi”, ka shkruar Mexhiti.