Maqedoni

Mexhiti: Gjuha shqipe është gjuha e shpirtit

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka shkruar edhe sot për rëndesinë e gjuhës shqipe.

Një ditë pas shënimit të Ditës së Alfabetit, Mexhiti, në rrjetet soaciale ka shkruar se, kjo ditë është një përkujtim i rrënjëve tona.

“Gjuha shqipe është gjuha e shpirtit dhe e përkatësisë sonë kombëtare. Ajo mbart peshën e historisë dhe fuqinë e unitetit të shqiptarëve. Në Manastir, aty ku alfabeti ynë mori formë dhe fuqi, u dëshmua se një komb që ruan gjuhën e vet, ruan edhe të ardhmen e tij. Dita e Alfabetit është një përkujtim i rrënjëve tona, një nderim për sakrificat dhe një thirrje për t’u bashkuar rreth vlerave tona të përbashkëta. Gjuha shqipe është dritare që na lidh me botën dhe urë që na mban të bashkuar si një komb i vetëm”, ka shkruar Mexhiti