Diaspora

Mërgimtarët shqiptarë në Itali, shembull për organizim të jetës fetare

Xhamia e Casaloldos vizitohet Xhamia Blu Falcone.

Sonte kishim nderin dhe privilegjin që për vizitë të kemi Imamin, Kryesinë dhe një pjesë të xhematit të Xhamisë Blu Falcone/ Ancona, e cila vizitë u zhvillua në një ambient shumë vëllazëror. Ishte pershendetja e Imamit të Xhamisë dr Reshat Ibishi i cili falemenderoi mysafirët per vizitën dhe fjala i takoi Hoxhës së nderum dhe mikut e vllaut tonë të respektum Osman ef Memedi i cili me një fjalë rasti freskoi zemrat e të pranishëmve me ligjeraten e tij modeste „ kur Zoti e don besimtarin atij ia bën të dashur Ahiretin “.

Kryetari i Xhamisë Berat Selimi ia dhuroi një mirënjohje në shenjë falenderimi për bashkëpunimin e deritashëm dhe të ndërsjelltë mes qendrave tona!

Ngelim me shpresë se vizitat e këtilla do të shtohen dhe do na bashkojnë edhe më shumë drejt qëllimeve të mira të përbashkëta.