Simpoziumi i sotëm kushtuar „Parandalimit të përbashkët të rezistencës antimikrobiale“ do të mundësojë kontribut të rëndësishëm shkencor në përballimin sa më të suksesshëm të kësaj sfide të shëndetit publik.
Në simpoziun ka qenë prezent edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i cila theksoi se vendi ynë i ndjek vazhdimisht rekomandimet e OBSH-së në luftën kundër rezistencës antimikrobiale.
“Ne, në mënyrë aktive, marrim masa dhe iniciativa për ta parandaluar dhe përballuar këtë sfidë përmes qasjes shumësektoriale dhe koordinimit të shumë resorëve, duke përfshirë shëndetësinë, veterinarinë, mjedisin jetësor, bujqësinë dhe sektorë të tjerë”, tha Sali.