Maliqi në Top Channel: Shqiptarët e Zvicrës festuan dy festa, 28 Nëntorin dhe lirimin e doktor Sali Berishës (VIDEO)
Me 28 Nëntor shqiptarët në Zvicer dhe diasporë kishin dy festa, ka thënë gazetari i njohur shqiptar në Gjenevë Nefail Maliqi.
Ai sot ishte mysafir në linjë të drejtpërtdrejtë në Top Channel, ku ka folur për atmosferën e 28 Nëntorit mes shqiptarëve të Zvicrës.
Maliqi tha se shqiptarët e Zvicrës kanë festuar dy festa: 28 Nëntorin dhe lirimin e Sali Berishës, duke e krahasuar me lirimin e Adem Demaçit nga burgjet serbe, transmeton portali Lideri.mk.
“Shqiptarët e Zvicrës patëm dy festa, një festuan Ditën e Flamurit dhe dy lirimin e liderit të shqiptarëve në Bllkan, Prof.dr. Sali Berisha, lirimin e të cilit e krahasuan me lirimin e Adem Damaçit në vitin 1990 nga regjimi serb, nga Jugosllavia komuniste!”, ka thënë mes tjerash Maliqi./Lideri
Paraqitjen e tij të plotë e keni në videon në vijim: