Mali i Zi regjistron pesë raste me Omicron të COVID-19

Laboratorët e Departamentit të Diagnostifikimit Molekular të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi konfirmuan sot pesë raste të infektimit me variantin Omicron të coronavirusit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Të gjitha rastet e konfirmuara të infeksionit që nga dita e sotme janë në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore, me simptoma të lehta. Shërbimet epidemiologjike monitorojnë dhe identifikojnë kontaktet me rrezik të lartë të personave të infektuar”, tha ISHP.

Dyshimi i parë për variantin Omicron në një familje në Mal të Zi ka qenë në fillim të muajit, për të cilin Instituti ka njoftuar opinionin.

Të gjitha kontaktet u hetuan dhe u vendosën në izolim, raporton rtcg.

Ndryshe, Mali i Zi deri më tani ka regjistruar 160457 raste me virus ndërsa kanë vdekur 2367 të vdekur.