Maqedoni

LSDM: Qeveria harxhon për luks, por nuk miraton rritjen e pagave për qytetarët

“Refuzohen amendamentet për paga më të larta. Qeveria do të harxhojë për mobilje dhe vetura të shtrenjta për funksionarët”, kështu akuzojnë qeverinë nga partia opozitare LSDM.

Nga LSDM pohojnë se politikat anti-sociale të Mickoskit do të rezultojnë që punëtorët të bëhen fuqi e lirë e punës. Kjo ilustrohet me pohimet se LSDM-ja dorëzoi propozimligjin për rritje të pagës minimale në 450 euro, por që ishte refuzuar nga VMRO-DPMNE-ja.

“Derisa VMRO-DPMNE refuzon amendamentet për paga më të larta, njëkohësisht rrit paratë e buxhetit për mobilje dhe automjete luksoze për funksionarët. Qeveria granit para për vete, mjetet i ka ridestinuar për luks të funksionarëve dhe ministrave. Populli le të vuajë. Për automjete të rjea do të harxhohen 7.5 milion euro, për mobilje të reja 1.5 milion euro, për shërbime të dakorduara 80 milion euro. Absurde. Blerja e makinave luksoze, mobilje dhe rritje të shërbimeve për funksionarët derisa me mijëra familje pyesin se si do ta mbijetojnë muajin? Ky është buxhet për qeverinë, e jo për popullin. S`ka investime, s`ka zhvillim, s`ka mbështetje për qytetarët”, deklaruan nga LSDM.