Maqedoni

Lëvizja Demokratike forcon strukturat zgjedhore në Kërçovë, Studeniçan dhe Shutkë

Lëvizja Demokratike ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ndërtimin e themeleve të demokracisë dhe organizimit të brendshëm në prag të proceseve zgjedhore. Në këtë drejtim, janë themeluar tre komisione zgjedhore komunale, duke reflektuar përkushtimin për procese të ndershme dhe transparente.

Në Kërçovë, u themelua Komisioni Zgjedhor Komunal me përbërjen:

• Gazmend Spahiu – Kryetar
• Gjylasfie Murati Bekteshi – Anëtare
• Burim Mustafa – Anëtar
• Jeton Sadiku – Anëtar
• Burim Mehmedi – Anëtar

Në Studeniçan, u ngrit një tjetër komision me përgjegjësi për përgatitjet zgjedhore:

• Amir Sulimani – Kryetar
• Mustaf Mustafa – Nënkryetar
• Fati Duraku – Anëtar
• Hajredin Bislimi – Anëtar
• Asim Bekir – Anëtar

Ndërkaq, në degën e Shutkës, komisioni zgjedhor u zgjodh me një proces konsensual:

• Suhejb Bardhi – Kryetar
• Ibrahim Bajrami – Anëtar
• Sefer Imishti – Anëtar
• Kamer Tahiri – Anëtar
• Sedat Nuhiji – Anëtar
• Omer Muça – Anëtar
• Sadri Arifi – Anëtar

Këto hapa janë dëshmi e angazhimit të Lëvizjes Demokratike për një proces zgjedhor korrekt, përfaqësim të drejtë dhe për një të ardhme më të mirë ku zëri i çdo qytetari ka vlerë.