LD, hap zyrat në Gostivar, Nevzat Bejta krah Mexhitit, afër tyre edhe deputetja Imeri
Lëvizja Demokratike e udhëhequr nga Izet Mexhiti sonte ka hapur zyrat lokale në qytetin e Gostivarit.
Pjemsarrës në këtë hapje ishin mbështetësit e politikave të Izet Mexhitit dhe Lëvizjes Demokratike që është pjesë e koalicionit VLEN.
Veç qytetarëve, Mexhitin e shoqëruar edhe ish bashkëpunëtorët që i kishte edhe tek BDI-ja si Bashkim Hasani po edhe Nevzat Bejta.
Me Mexhitin në Gostivar ishte edhe deputetja e kësaj zone, Saranda Imeri Stafai nga Lëvizja Demokratike./lideri.mk/