Maqedoni

Lajm i mirë: Prof. Besfort Idrizi u zgjodh dekan i Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup

Prof. Besfort Idrizi , sot u zgjodh dekan i Fakultetit të Arteve Dramatike pranë Universitetit “Sh.Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Asgjë eskluzive nuk paraqet zgjedhja në pozitë të dekanit, po të mos ishte fakti se, për herë të parë (për sa mbaj mend unë, përjashtuar rastin në Fakultetin Pedagogjik, ku mësimi mbahet edhe shqip), për dekan zgjedhet një profesor shqiptar, në ndonjërin nga fakultetet e Universitetit “Sh.Kirili dhe Metodi” në Shkup (ku kemi edhe studentë shqiptar dhe mësim në gjuhën shqipe).
Të mos flasim për ato mjedise (fakultete) të këtij universiteti, ku kemi profesorë shqiptar dhe studentë shqiptar, e mësimi mbahet vetëm në gjuhën maqedone apo angleze.
Është kjo klimë e re që po fillon të mbizotërojë në këtë mjedis akademik, apo është arsyeja se, për këtë njësi univesitare (dhe jo vetëm), tani më shqiptarët kanë lënë gjurmë të pashlyer suksesi (Refet Abazi,…), apo ka ardhur koha që padrejtësisë t’ua zën vendin meritokracia?
Përndryshe, Besforti ka qene student i profesor Refet Abazit, në klasën në gjuhën shqipe, po në këtë fakultet, të cilin do e drejtojë, së paku në tri vitet e ardhshme.
Prof. Besfortit, nga zemra, suksese në detyrën e re, të shkëlqejë siç shëndrit si mësimdhënës.