Kosovë

Ky është serbi i arrestuar nga policia e Kosovës për shpërthimin në Ibër-Lepenc

Disa të dyshuar janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut të shtunën, pas bastisjeve nga Policia e Kosovës lidhur me shpërthimin në Ibër-Lepenc.

Përveç arrestimeve, Policia ka konfiskuar edhe disa materiale të ndryshme, ka konfirmuar kryeministri Albin Kurti.

Kurti gjatë vizitës në Varagë paraditen e sotme u shpreh se për shpërthimin nuk janë përgjegjës vetëm një ose dy persona, “por një grup i strukturuar i dirigjuar nga Serbia”.