Kurti: Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë

Kryeministri Albin Kurti foli për dy vendimet që qeveria miratoi për mbështetje në tejkalim të krizës së energjisë elektrike, ku u mor vendim që të ndahen 20 milionë euro për import të energjisë.

“Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtuam masën 3.7 Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.

“Ndamë 20 milionë euro për importin e energjisë elektrike, me qëllim të subvencionimit të konsumit, sigurimit të furnizimit stabil për qytetarët dhe të evitimit të rritjes së çmimit të energjisë”, u shpreh tutje ai.

“Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë, nëpër të cilën muajve të fundit po kalojnë të gjitha vendet e regjionit dhe Evropës”, përfundoi Kurti.