Ku mund të udhëtojnë ata që janë imunizuar me vaksinë kineze?

CoronaVac, vaksina e prodhuar nga kompania kineze Sinovac, përdor mënyrën tradicionale të luftimit të viruseve, thënë ndryshe injekton virus të vdekur në mënyrë që trupi të krijojë antitrupa në mënyrë natyrale.

Më 1 qershor, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi CoronaVac për përdorim emergjent duke i dhënë një shenjë të qartë shteteve mbi sigurinë e kësaj vaksine, veçanërisht për faktin se nuk ka nevojë të ruhet në kushte të veçanta frigoriferike.

Vaksina u shtua edhe në mekanizmin COVAX, e cila shpërndan vaksina për vendet më të varfra.

Në total, janë 45 shtete që e njohin vaksinën.

Por cilat vende anëtare të Bashkimit Evropian lejojnë udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar me CoronaVac?

Austria
Finlanda
Greqia
Islanda
Holanda
Qipro
Spanja
Suedia
Zvicra
Karantina për udhëtarët e vaksinuar me CoronaVac nuk është e nevojshme në këto shtete.

Spanja ishte një ndër shtetet e para të BE që vendosi të njohë Sinovac në qershor.

Edhe pse Austria e njeh vaksinën e Sinovac, qytetarët e vaksinuar nuk lejohen të shkojnë në restorante dhe hotele, por vetizolimi nuk është i detyrueshëm.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut është ndër shtetet që ka përdorur CoronaVac të kompanisë Sinovac.