Maqedoni

Kovaçevski: Nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme për të mbrojtur interesat nacionale dhe stabilitetin ekonomik

Ai tha se qytetarët dhe shteti kanë një Qeveri të përgjegjshme, e cila kujdeset për interesat nacionale, qëllimet strategjike dhe nevojat ekonomike të qytetarëve.

“Nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Aktualisht kemi një Qeveri që kujdeset për interesat nacionale dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare. Kjo ka ndodhur në periudhën e kaluar, kur interesat nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me vendimet dhe rezolutat e miratuara këtu në Kuvend, përfaqësoheshin nga të gjithë anëtarët e Qeverisë, pavarësisht nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, ose ndonjë nacionalitet tjetër. Dhe kjo u konfirmua javën e kaluar kur në mënyrë parësore i shprehëm qëndrimet tona para të gjitha parametrave tona në BE dhe më gjerë”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ai bëri krahasim me sjelljen e opozitën, që e vlerësoi si të papërgjegjshme.

“Në kongresin e Partive Popullore Evropiane është miratuar një rezolutë në të cilën janë inkorporuar kërkesat për mohimin e kontinuitetit nacional dhe historik të maqedonasve dhe në atë rezolutë ka marrë pjesë një delegacion i nivelit të lartë nga VMRO-DPMNE.

Askund nuk pamë konferencë për shtyp për kundërshtim, dhe kjo do të mbahet mend,” tha Kryeministri Kovaçevski.

Ai porositi se “është e lehtë për dikë që të mbrojë interesat nacionale këtu, në shtëpi, por kur interesat nacionale duhet të mbrohen para 27 vendeve, atëherë është e vështirë për dikë dhe dikush duhet ta bëjë këtë si unë, presidenti i vendit, partnerët e koalicionit dhe qytetarët e shtetit që ne e bëmë, pavarësisht përkatësisë sonë – luftojnë për identitetin dhe kontinuitetin e tyre kombëtar, fetar etnik. “Gjithmonë njeri ka nderin ta mbrojë para të tjerëve, këtë herë më ka takuar mua si nder dhe jam krenar që të gjithë qëndruam bashkë dhe thamë atë që kishim për të thënë, duke mos sharë ofenduar as brenda dhe as jashtë vendit,” shtoi Kryeministri Kovaçevski, në seancën për pyetje nga ana e deputetëve në Kuvend.