Gashi: Kërkojmë zhvillimin e rajonit të Likovës – shpërngulja mbi 40% në këtë zonë
Një nga nëntë pikat që përmban marrëveshja për koalicion mes liderit të Alternativës, Afrim Gashi dhe kryeministrit Zoran Zaev është edhe zhvillimi ekonomik i Likovës. Kjo komunë e banuar me shumicë apsolute shqiptare është anashkaluar plotësisht në aspektin ekonomik edhe pse banorët e saj vazhdimisht votojnë me shumicë për pushtetin. Mirëpo në vend se të shperblehet lojaliteti i likovasve ndaj pushtetit, ky lojalitet është keqpërdorur dhe Likova sot është në mesin e komunave më të varfëra në vend, e cila vazhdimisht po braktiset nga rinia.
Këtë anashkalim tani po e përmirëson Alternativa, duke e futur zhvillimin e Likovës si një nga kushtet për pjesëmarrje në Qeveri.
Gashi ka folur për këtë çështje, zhvillimin ekonomik të Likovës edhe në televizionin Kanal 10 të Prishtinës, ku ka theksuar se për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike rreth 40 për qind e rinisë së Likovës pk largohet nga vendlindja.
Gashi rikujtoi se Alternativa është partia e parë shqiptare që kemi bërë marrëveshje politike me shkrim për qeverisje dhe shtoi se gjithçka që shqiptarët duan është e vërteta dhe ne kërkojmë drejtësi në këtë shtet.
“Duam depolitizimin e rastit të Kumanovës dhe rasteve tjera të montuara politike”, theksoi Gashi.