Ja sa është numri i rasteve të reja me Covid-19

Nga 5.604 testime të kryera janë regjistruar 1.424 raste të reja me Covid-19. Nga totali i pozitivëve janë regjistruar 214 riinfeksione.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar 1.083 pacientë të shëruar dhe 15 vdekje.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.746.689 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 256.281, numri i të shëruarve është 227.492, numri i të vdekurve është 8.218, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.571.