Investim i ri në Shtip prej 184 milionë eurove

“Termocentralet fotovoltaike në Jamularc dhe Skandalc”, projekt i Shoqërisë për prodhimin dhe tregtimin me energjinë elektrike nga burimet e ripërtëritshme “PROMARK ENERXHI DOOEL” Shkup, me vendim të Qeverisë mori statusin e projektit strategjik të investimit.

Vendimi është marrë në seancën e djeshme të Qeverisë.

“Termocentralet fotovoltaike në Jamularc dhe Skandalc kanë një kapacitet total prej 280 megavat, ndërsa vlera e investimit është 184 milionë euro, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë pas seancës së Qeverisë.

Jamularc dhe Skandalc janë lokalitete afër Shtipit, ku para një muaji u promovua edhe një investim tjetër energjetik në vlerë prej 270 milionë eurove.