Maqedoni

Hajber Taravari, mjeku i ri i cili po le nam me shërbimin e tij dhe punën shembullore në spitalin shtetëror

Hajber Taravari është i lindur në vitin 1980 në Gostivar ku dhe ka kryer shkollimin fillorë dhe të mesëm. Studimet i ka mbaruar në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme, ku po në të njejtin Universitet ka mbaruar Specializimin për Mjekësi Interne dhe subspecializimin në Kardiologjinë Intervente.

Në periudhën prej vitit 2007 deri 2009 ka qenë në shërbim të pacientëve në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar si mjek i përgjithshëm.

Prej vitit 2011 dhe deri tani është prezent në punë si Kardiolog intervent në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” – Shkup, ku kryen intervenime të Arterieve Koronare, Karotide, dhe Arteriet periferike.

Poashtu është i angazhuar edhe si Asistent ne Fakultetin e Shkencave Mjeksore në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi. Doktor Hajber Taravari është gjithashtu anëtar i shoqatës të Kardiologëve të Maqedonisë dhe Evropës.

Ka marr pjesë nëpër shumë trajnime jashtë vendit si, në Turqi, Spanjë, Sërbi dhe Republikën Çeke.

Është ndër mjekët e parë në vend i cili merret me Implantimin e valvulave të Aortës pa operacion të ashtuquajtura TAVI.

Ka qenë pjesëmarrës në disa projekte ndërkombëtare dhe ka publikime në revista shumë të mirënjohura ndërkombëtare.

Televizioni News