Sport

Haaland do t’i kushtojë klubit të ardhshëm 70 milionë euro në vit

Ekipet kryesore në Evropë kanë filluar të llogarisin se sa kushton Erling Haaland çdo vit nëse duan ta nënshkruajnë me të.

Të kesh në skuadër sulmuesin norvegjez përfshin një investim prej rreth 400 milionë euro dhe që do të duhet të amortizohen gjatë pesë viteve, koha që do të zgjasë kontrata e parë e nënshkruar nga sulmuesi.

Pas marrëveshjes verbale mes përfaqësuesit të tij, Mino Raiola, dhe drejtorit ekzekutiv të Borussia, Hans Joaquim Watzke, për të “lehtësuar largimin e tij këtë verë”, çmimi i shitjes së tij duhet të jetë rreth 100 milionë euro.

Sipas informacioneve të AS, nuk ka asnjë klauzolë të shkruar që e vendos atë çmim, siç është publikuar (75 milionë euro).

Nga ana tjetër, duhet të keni parasysh edhe rrogën e lojtarit.

Sipas AS, lojtari kërkon një projekti sportiv që i garanton tituj dhe që e afron me synimin e tij për të fituar “Topin e Artë”.

Haaland së bashku me Mbappen është futbollisti i momentit, i cili ka oferta nga skuadrat kryesore nga Evropa dhe përllogaritja tregon që kush dëshiron ta marr, duhet një ofertë prej 25 milionë euro neto në sezon për ta bindur atë. Kjo do të thotë 50 milionë bruto për çdo klub.

Në këtë mënyrë Haalandit do t’i duhet të paguhen gjithsej 250 milionë euro bruto në pesë vite.

Së bashku me 100 milionët që do të jetë transferimi, ku shuma totale për të do të arrijë në 350 milionë: 70 milionë në vit gjatë pesë viteve të kontratës që do të nënshkruajë.

Kjo, pa marrë parasysh komisionet. Për të sjellë Haaland në Borussia Dortmund, Raiola futi në xhep 14 milionë dhe babai i futbollistit 7 milionë euro.

Kjo shifër do të rritet në lëvizjen e radhës, qoftë te Real Madridi apo ndonjë klub tjetër i madh.