Gold AG publikon këngën “Gueril”, dedikuar djalit të tij (VIDEO)

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG sot ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Gueril”.

Kjo këngë është e veçantë për reperin, sepse është dedikim për djalin e tij i cili mbanë po këtë emër, përcjell Klankosova.

Gold AG zgjodhi 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit për ta publikuar këtë këngë, pasi pikërisht në këtë ditë edhe u bë baba për herë të parë.

Ndryshe, për tekstin dhe muzikën e këngës “Gueril” është përkujdesur vet reperi Gold AG.