BallinaMaqedoni

Gashi vizitë në Gostivar, pritet nga kryetari i komunës, Valbon Limani

Kryetari i Kuvendit Afeim Gashi ka realizuar vizitë në Gostivar, ku eshte mirëpritur nga kryetari i komunës, Valbon Limani.

“Në Gostivar, kisha nderin të zhvilloj një takim me kryetarin e komunës së Gostivarit, z. Valbon Limani, ku diskutuam për sfidat dhe zhvillimet në nivel lokal, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe komunës”, njoftoi kryetari i Kuvendit, Gashi.

Ai bashkë me Limanin kanë shkëmbyer ide për projekte të përbashkëta që do të kontribuojnë në avancimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Theksova se roli kyç i komunës në mundësimin dhe vënien në funksion të zyrave të deputetëve është një nga mënyrat më efektive për të qenë më afër qytetarëve.
U pajtuam për intensifikimin e angazhimeve në ofrimin e mundësive më të mira për qytetarët dhe forcimin e lidhjeve mes Kuvendit dhe pushtetit lokal”, njoftoi Gashi.