Maqedoni

Foto që po e shpërndajnë sonte simpatizuesit e BDI-së!

Kjo fotografi po shpërndahet nga simpatizuesit e BDI-së, bashkë me disa thënie nga dhe për kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti.

“Në historinë e NATO-së, UÇK-ja është ushtria e parë aleate në një luftë e cila ka luajtur rolin e këmbësorisë kundër serbisë!”

“Unë nuk jam këtu për të bërë karrierë, e për të treguar se sa politikan i madh jam… Unë jam këtu, për të kryer misionin e nisur bashkë me shqiptarët! ‘’

“ Ai ka shumë plagë por dhimbje nuk ndjen, dekadat i ka kthyer në epopeja të lavdishme, e lavdin e tij ia ka mveshur një kombi të robëruar, shtypur e vrarë dikur!”

“Seç më erdhi një lehtësim në krahëror sot, pas votimit të protokolit për anëtarësim në NATO në Kuvend, si një barrë që të hiçet nga shpatullat dhe të krijon ndjesinë e të qenurit i plotësuar.

Më në fund jemi në shtëpi, aty ku e kemi vendin, aty ku përkasim, aty ku deshëm të gjithë bashkë të jemi.

Urime të dashur vëllezër e motra, urime të gjithëve, u rreshtuam aty ku është Amerika dhe Shqipëria, aty ku na thanë rilindasit tanë se ne përkasim.“