Filipçe: Vaksinimi për gripin sezonal dhe për virus mund të bëhet njëkohësisht

Vaksinimi për gripin sezonal dhe për Kovid-19, mund të realizohet njëkohësisht. Nëse ka dallim kohor, nuk ka lidhje se sa është dallimi kohor, deklaroi ministri Venko Filipçe.

Vaksinimi i gripit sezonal, Filipçe tregoi, se po zhvillohet në qendrat e shëndetit publik dhe pjesët e shtëpive të shëndetit, duke theksuar se bëhet fjalë për pika të ndryshme për vaksinimin nga gripi sezonal dhe Kovid-19.

“Në këtë kuptim, sot janë hapur 4.300 termine në 18 pika gjithandej shtetit. Me këtë dinamik, pres që për dhjetë ditë të përfundoj procesi i përgjithshëm i vaksinimit”, deklaroi Filipçe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas Forumit për shënimin e Ditës Botërore të Diabetit.