Maqedoni

Familjarët e viktimave të tragjedisë në Tetovë, gjuajnë me vezë zyret e BDI-së

Sot po mbahet një protest e familjarëve të 14 viktimave nga tragjedia e Tetovës, të cilët po kërkojnë drejtësi për më të dashurti e tyre.
Familjarët e revoltuar nisen drejt Komunës së Tetovës, ku mbahet një fjalim dhe më pas vazhdojnë tek zyret e BDI-së, aty ku hedhin vezë drejt objektit, shkruan Alsat.

Protesta është duke vazhduar…

Tragjedia në Tetovë – Familjarët e viktimave: Erdhi dita që as në spital nuk kemi siguri

Sot po mbahet një protest e familjarëve të 14 viktimave nga tragjedia e Tetovës, të cilët po kërkojnë drejtësi për më të dashurti e tyre.

Njëri nga familjarët ka folur për media, duke kërkuar nga shteti se ku të drejtohen që të jenë më të sigurtë, shkruan Alsat.

“Sot erdh dita edhe në spital nuk kemi siguri. Ku te shkojmë, të na tregojë qeveria ku është më sigurt, ta shpëtojmë familjen shtëpinë”, ka thënë ky familjar./ Alsat.mk

Tragjedia në spitalin modular, nis protesta në Tetovë

Në Tetovë pasditen e sotme ka nisur protesta pas tragjedisë në Tetovë, ku pas shpërthimit të spitalit modular jetë kanë ndërruar 14 pacientë, transmeton Alsat. Banorët e Tetovës me pankarta kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet, ndërkaq theksojnë se hetimi po vonohet.

“Duhet të dimë nga ka ardhur, pse ka ndodhë ai zjarr”, tha njëri nga protestuesit.