Kolumna

Edi Rama e Hashim Thaçi ia shtuan oreksin Serbisë ndaj Kosovës

Shkruan: Bekim Qoku, Ohër

Serbia e Vuçiqit ka pretendime territoriale në Kosovë. Pikë.
Këto orekse ia kanë shtuar asaj fatkeqësisht edhe vetë shqiptarët, në krye me Edi Ramën dhe Hashim Thaçin.

Dihet qartë se Serbia aktuale është shtet grabitqar, predator. Ajo gjithë atë armatim që e ka blerë do ta përdorë diku. E ku mund të përdoren armët dhe të nisë lufte më së miri, në mënyrë që të ketë sukses? Tek më i dobti, dihet.
Pra nuk është se kjo nuk dihet, këtë e dinë të gjithë. Problemi është tek sjellja e shqiptarëve, si komb. Në Shqipëri e Maqedoni e Mal të Zi e në opozitën politike të Kosovës.

Dalja zot e Kosovës nuk është çështje qeverie, e asnjë qeverie, është çështje kombi.