Kolumna

Edhe unë po i them dy-tre fjalë për ZoranZaev

Shkruan: Emad Mehmeti
Në fund të ditës Zoran Zaev do të mbahet mend si kryeministri maqedonas rekordmen, që më së shumti u rezistoi politikave proserbe pas vitit 2002, të maskuara te ne si politika patriotike shqiptare.

Ai do të mbahet mend edhe si kryeministri i cili arriti ta bëjë paranoik presidentin serb Vuçiq, aq sa në televizione të ndryshme filloi të flasë se faktori perëndimor po e rrënon me ndihmën e Zaevit, duke e përgjuar nga Shkupi.

Në fund, sikur gjithë paraardhësit e tij, Zaev u detyrua të lëshojë pe dhe ti kthejë antenat kah Beogradi, sepse strukturat politike të Vuçiqit u rifuqizuan, sa që me 15 deputetët që kishin në disponim (disa të zjarrtë, disa të flaktë e disa të akullt) mund ta rrëzonin në çdo moment.

Sa për kryeministrin e ri #Kovaçevski nuk dua të paragjykoj, vetëm e di se në Kumanovën e tij RTS dhe Tv Pink “kapen” edhe pa antenë. Shpresoj që “Harwardi” ia ka përzi pak valët!