Dy të vrarë nga sulmi me thikë në një tren në Gjermani

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me thikë të mërkurën në një tren rajonal që udhëtonte midis Kielit dhe Hamburgut në Gjermaninë veriore, thanë autoritetet.

Ministria e Brendshme e shtetit të Schleswig-Holstein, në kufirin danez, tha se i dyshuari u arrestua në një stacion treni në fshatin Brokstedt, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Më herët, gazeta “Bild” kishte thënë se pesë persona u plagosën nga sulmi. Numri i të plagosurve nuk mund të konfirmohej menjëherë.

Policia po hetonte në stacionin e trenit në Brokstedt, tha hekurudha gjermane “Deutsche Bahn” në Twitter, duke shtuar se disa shërbime midis dy qyteteve ishin anuluar.

“Policia federale dhe ajo e shtetit po punojnë ngushtë së bashku për të hetuar këtë rast”, tha në një deklaratë ministrja e brendshme e shtetit Sabine Suettelin-Waack. /Klankosova.tv