Detaje nga aksidenti tragjik i autobusit kosovar, mjeku kroat: 45 persona janë në spital, 8 në gjendje rëndë

Një aksident tragjik me 10 viktima ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Kroaci. Mediat vendase kanë raportuar se 45 persona janë transportuar në spital, pasi kanë mbetur të aksidentuar nga dalja e autobusit me targa të Kosovës nga autostrada.

Për mediat ka folur drejtori i spitalit, Josip Samard?i?, i cili është shprehur se 45 persona janë pranuar në spital që nga mëngjesi, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod.

Drejtori i spitalit ka treguar se tetë prej tyre janë plagosur rëndë. Ndërkohë kujtojmë se mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20 në autostradën afër Slavonski Brod, pranë stendave të taksave në korsinë jugore, një autobus me targa të Kosovës ka dal nga rruga, si pasojë 10 persona kanë vdekur.