Dashtevski: Kësaj radhe numërimi i votave do të shkojë më ngadal

Pas mbylljes së vendvotimeve do të fillojë procesi i numërimit të votave. Nga KSHZ njoftojnë se këtë vit numërimi i votave do të shkojë më ngadalë pasi kemi votim të dyfishtë.

“Nuk mund t’ju them asgjë saktësisht në lidhje me publikimin e rezultateve, sepse tani kemi votim të dyfishtë, me letër dhe me gisht. Kështu këto rezultate në fund do të krahasohen. Ndoshta do të shkojë më ngadalë në dallim me herët e kaluara, mirëpo do të jetë mjaftueshëm shpejtë që qytetarët të informohjen në kohë”, deklaroi kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevki./SHENJA/