Kuriozitete

Britanikja ‘përfshihet nga flakët’ pasi i shpërthen në xhep bateria e cigareve elektronike

Palltoja e një gruaje në Angli u përfshi nga flakët pasi bateria e saj e cigareve elektronike ‘shpërtheu si një fishekzjarr’ në xhep.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Sarah Beckett, 37-vjeçare, ishe duke bërë Pazar në Aldi, në Newton-le-Willows, Merseyside, kur filloi të ‘ndiente dhe të dëgjonte diçka në xhepin e saj’.

Ajo hapi pallton e saj dhe bateria e kuqe e nxehtë rrëshqiti nga vrima që e kishte shkrirë dhe ra në dysheme, duke shkëlqyer ende në portokalli.

Sarah bërtiti me zë të lartë kur kuptoi se ishte në zjarr dhe një çift i moshuar nxitoi të përdorte ujin nga shishet që gjendeshin në raftet e dyqanit për të shuar flakët.

Burri i saj Andrew tani beson se aksidenti u shkaktua nga bateria rezervë e cigareve elektronike që Sara kishte në xhep.