Bregoviç mbërrin në jug të Shqipërisë, dalin pamjet se si po pushon me Grenellin

Këngëtari serb Goran Bregoviç, i cili është bërë simbol bojkoti në ditët e fundit në Shqipëri për shkak të ftesës që ka marrë për të qenë në Festën e Birrës së Korçës, ka ardhur të shijojë edhe plazhet e vendit tonë.

Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është fotografuar në një varkë me Bregoviç.

Fotoja e mëposhtme vjen nga brigjet e Jalës, aty ku Grenell po pushon prej disa ditësh dhe është publikuar nga drejtuesi i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi.

Në foto duket Grenell dhe biznesmeni Irfan Hysenbelliu që është një nga sponsorët e Festës së Birrës që është planifikuar të mbahet nga data 18-22 gusht, në Korçë.

Por, media ka mësuar se atyre iu është bashkuar edhe këngëtari serb Goran Bregoviç.