Kulturë

Botohen dy libra për Shkupin nga profesori Ramiz Abdyli

DOLËN NGA SHTYPI DY VEPRA KAPITALE MBI HISTORINË DHE LAVDINË E SHKUPIT

Historiografia shqiptare ka qenë e mangët me vepra që kanë ngërthyer në vete proceset e rëndësishme të shtetndërtimit në pjesën dardane të shqiptarisë. Kjo mangësi ka lënë jashtë përfshirjes sidomos Shkupin, si epiqendra e zhvillimeve kombëtare e kulturore në fund të shek. 19 dhe fillim të shek. 20.
ITSHKSH me botimin veprave SHKUPI NË LIDHJEN E PRIZRENIT dhe KLUBI “BASHKIMI” I SHKUPIT të autorit, prof.dr. Ramiz Abdylit, po e plotëson këtë boshllëk , kurse Shkupit po ia rikthen lavdinë që e kishte dikur.
Këto vepra janë fryt i punës së palodhshme 40 vjeçare të autorit – prof.dr. Ramiz Abdylit, i cili për herë të parë, po sjell para lexuesit dy margaritarë nga historiografia shqiptare, duke plotësuar një mozaik të munguar mbi spektrin gjithëpërfshirës të historisë së shqiptarëve.
Veprat SHKUPI NË LIDHJEN E PRIZRENIT dhe KLUBI “BASHKIMI” I SHKUPIT, do të promovohen nesër (e enjte, ora 10) në kuadër të Konferencës shkencore kushtuar veprimtarisë së prof.dr. Ramiz Abdylit dhe në shenjë të shënimit të 143 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.