Rajon - Botë

Biden konfirmoi se Emiratet e Bashkuara ndihmuan në lirimin e basketbollistes amerikane nga Rusia

Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se Emiratet e Bashkuara Arabe morën pjesë në procedurën e shkëmbimit të të burgosurve midis SHBA-së dhe Rusisë, e cila përfshinte basketbollisten amerikane Britney Greiner dhe tregtarin rus të armëve Viktor Bout.

“Dua të falënderoj gjithashtu Emiratet e Bashkuara Arabe që na ndihmuan të lehtësojmë lirimin e Britney. Ajo zbarkoi atje”, tha Biden në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara dhe Rusia zhvilluan sot një shkëmbim të burgosurish, duke përfshirë yllin e basketbollit Greiner dhe tregtarin rus të armëve Viktor Bout.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se sot në aeroportin e Abu Dhabit ka përfunduar me sukses procedura e shkëmbimit të shtetasit rus Viktor Bout me shtetasen amerikane Britney Greiner.

Greiner u arrestua më 17 shkurt në aeroportin Sheremetyevo dhe ajo mbante fishekë për cigare elektronike me vaj kanabisi. Dy herë kampioni olimpik u dënua me nëntë vjet burg në Rusi.

Viktor Bout, një tregtar i njohur rus i armëve, kaloi më shumë se 10 vjet në paraburgim në SHBA.

Top Channel