Besimi paraqet katër prioritetet e propozim buxhetit për vitin 2022

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat, ka folur për qëllimet kryesore të propozim buxhetit për vitin 2022, shkruan Alsat.

Ai ka treguar po ashtu se buxheti paraqet një rritje të të hyrave prej 7.4 për qind dhe të dalave 1.4 për qind.

“Propozim buxheti për vitin 2022, ka katër qëllime kryesore, ku e para është të ruajë shëndetin e qytetarëve nga pandemia COVID-19, e dyta ka të bëjë me përkrahjen e ekonomisë në këtë periudhë të pasojave të krizër por edhe rimëkëmbjen ekonomike, e treta është konsolidimi fiskal si dhe rritja e investimeve kapitale në buxhet dhe e katërta ka të bëjë me funksionimin normal të buxhetit si dhe funksionimin normal të politikave dhe reformave që kanë të bëjnë me gjyqësorin, reformave euroatlantike dhe të tjera”, ka thënë Besimi.