Besim Hoda: Shqiptarët duhej të kishin kryeministër me mandat njëvjeçar, jo teknik
Besim Hoda është mysafir në ClickPlus në TV21.
Duke komentuar çështjen e kryeministrit teknik – kryeministrit të parë shqiptar, Hoda thotë se ai duhej të ketë mandat njëvjeçar dhe jo tremujor.
“Nëse Qeveria ndryshon në formë xhentëlmeni, do të ishte mirë të ndahet gjithçka me përqindje. Nëse shqiptarët dolën me 26% në regjistrimin e fundit, marrëveshja duhej të ishte që në 4 vjet mandat të kryeministri, të kishte kryeministër shqiptar për një vjet. Kjo do të ishte vlera reale”, tha Hoda.