April 25, 2024
Showbiz

Besiana Mehmedi feston ditëlindjen/Shkodrani e uron që t’i ngjajë Uskana

Besiana Mehmedi feston ditëlindjen/Shkodrani e uron që t’i ngjajë Uskana
Këngëtarja, sopranoja dhe profesoresha e njohur shqiptare Besiana Mehmedi, sot më shumë se kurrë, ka arsye për të festuar, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Pikërisht sot ajo feston ditëlindjen më në formë se kurrë dhe natyrisht s’kishte si të mungonte as urimi i bashkëshortit të saj, drejtorit të RMV-së, Shkodran Tolaj.

“Ti je rritur dhe mësuar të tregosh respekt.
Ti je mësuar të trokasish para se ta hapësh një derë.
Të thuash përshëndetje kur hyn në një dhomë”, ka shkruar ndër të tjera Shkodrani.

Shkodrani&Besiana janë prindër të Uskana Tolajt

Postimi i plotë:

Ti je rritur dhe mësuar të tregosh respekt.
Ti je mësuar të trokasish para se ta hapësh një derë.

Të thuash përshëndetje kur hyn në një dhomë. Te thuash të lutem dhe faleminderit, dhe të kesh respekt për më të moshuarit. Nese u nevojitet i lë të tjerët të marrin vendimin për ty. Të thuash “ Po zotëri”, “Jo zotëri” dhe ti ndihmosh të tjerët kur ju duhesh, jo të rrish në skaje e të shohësh sehir.

Të mbash derën për personin që është pas teje, të thuash “ më fal” kur nevojitet dhe ti duash njerzit ashtu si janë dhe jo me vështrimin se cfarë mund të marrësh prej tyre. Më e rëndësishmja, je rritur dhe mësuar të trajtosh njerëzit pikërisht ashtu si do të doje të të trajtojnë ty të tjerët.
GËZUAR DITËLINDJEN DHE UROJ TË TË NGJAJË USKANA.