Besiana, artiste me të cilën krenohet Uskana! Kuptohet dhe mbarë shqiptarët!

Valmir Aziri

Besiana Mehmedi lindi më 19 gusht 1982. Studimet i filloi në Prishtinë dhe i përfundoi në Tiranë në drejtimin e solokëndimit, me notë mesatare 9.9. Në vitin 2012 ka kryer studimet e magjistaturës në muzikologji me temë “ Roli i TVM2 në zhvillimin e muzikës shqiptare (1967-2012)” dhe në vitin 2018 ka kryer studimet e dyta për magjistraturë në solokëndim me temë “Zhvillimi i operës nga zanafilla deri në ditët e sotme”. Nga viti 2006 Besiana Mehmedi është e punësuar në Universitetin e Tetovës dhe aktualisht është profesor inordinar. Kontributi dhe karriera e saj shtrihet në disa drejtime: ajo ka bërë emër si soliste e muzikës klasike, si interprete dhe fituese e shumë çmimeve në festivalet shqiptare, njihet si lëvruese e mirë e folklorit tonë që me kujdes të veçantë e përpunon dhe interpreton në një shkallë të lartë profesionale, si pedagoge e muzikës dhe si publiciste, reportere në radio, autore e prezantuese e emisioneve televizive dhe organizatore e suksesshme e shumë evenimenteve.
Në mesin e shumë koncerteve dallohen koncerti solistik në Teatrin e Operës -Tiranë (v.2005)
“Stabat Mater”nën dirigjimin e Zhani Cikos- Prishtinë (v.2005)
“Një gjuhë për të gjithë” me Orkestrën e Operës së Maqedonisë-Shkup dhe Pejë (v.2010),
Koncerti solistik me orkestrën “Balkanika” në Filharmoninë e Maqedonisë në Shkup (v.2018).
Ka luajtur rolet operistike
-Cherubino në “Dasma e figaros” W. A. Mozart -Akademinë e Arteve në Tirane (v.2005),
-Clarina në “Il cambiale del matrimonio” G. Rossini -Akademinë e Arteve në Tirane (v.2005),
-Inesi-shfaqja e parë moderne shqiptare “Dhoma” e. Dergjini, Teatri i Operës, Tiranë (v.2004), —–Xheni në “The Threepenny opera” K. Weill Teatrin e Operës Tiranë (v.2005)
-Ganenstehavi“Rrëmbimi i Junis Williams” P. Kimber në festivain “Vera e Ohrit” (v.2007)
-Orfeo në “Orfeo ed Euridice” Ch. W. Gluck (v.2019) Tetovë.
Ka performuar në skenën e muzikës klasike në pothuajse të gjitha viset shqiptare dhe jashtë vendit në: Neë York, Sofje, Lugano, Ankara.
Karriera e saj është ndërtuar edhe në festivalet e muzikës shqiptare ku ka marrë këto cmime kryesore:
“Kosovarja këndon 2000” çmimi i parë, Ferizaj
“Nota fest 2001” çmimi i parë dhe i interpretimit, Shkup
“Zambaku i Prizrenit 2001” çmimi i parë, Prizren
“Polifest 2001” çmimi i interpretimi, Prishtinë
Ka punuar si bashkëpunëtore në gazetën “Rilindja (v.96-98), ishte redaktore kulture në revistën “Ritmi” (v. 98), ka bashkëpunuar me revistën “Zëri”. Nga viti 2011 është reportere e rregullt nga Maqedonia për SBS Radio në Australi. Në vitin 2010-2011 Besiana ishte autore dhe prezantuese e ciklit të emisioneve “Gjurmë në pentagram” në TVM2, emision i dedikuar personaliteteve të muzikës në Maqedoni.
Nga viti 2012 jeta e saj artistike është e lidhur me tenorin Shkodran Tolaj me të cilin kanë marrë pjesë në koncerte klasike dhe festivale ku vecojmë:
“Festivali i flamurit” 2012, Prishtinë- çmimi i dytë
Festivali “ Flaka e Janarit “ 2013, Gjilan- cmimi i parë
Festivali “Kënga ime” 2014, Tiranë – çmimi Nexhmije Pagarusha
Besiana Mehmedi ka marrë titullin “Ambasador for peace”, dhënë nga Federata për paqe universale në botë, 2008. Ajo ka udhëhequr dhjetra studentë të cilët kanë diplomuar në Fakultetin e Arteve në Tetovë, ka botuar disa punime shkencore, ka themeluar festivalin e parë për fëmijë dhe shkollën e parë private të muzikës në Kërçovë si dhe ka organizuar disa manifestime të suksesshme.
#kultura #arti #artistëttanë