April 25, 2024
Lajmet e reja

Bekim Jashari na e uron Ramazanin me foto nga Medina

Të dashur bashkëkombas të besimit islam, motra e vëllezër,

Nga nesër do të fillojmë muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e mëshirës, faljes e sakrificës, tolerancës, solidaritetit e ndihmës vëllazërore.

Andaj me rastin e fillimit të këtij muaji ju uroj nga zemra agjërim të lehtë e të pranuar!

Uroj që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të mbizotërojë paqja e shëndeti mbi të gjithë!

Zoti e ndihmoftë kombin, shtetin dhe të gjithë neve në arritjen e amanetit të të parëve tonë!

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi dëshmorët dhe martirët e Lirisë!