Maqedoni

BDI: Jemi fitues absolut të zgjedhjeve

Nëpërmjet një njoftimit të Bashkimit Demokratik për Integrim thuhet se zgjedhjet në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale kaluan në atmosferë të qetë dhe demokratike.

“Bashkimi Demokratik për Integrim në këtë cikël zgjedhor doli si fitues absolut me ç’rast fitoi shumicën e komunave në nivel republikan ku ka garuar”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se ata në rreth të parë fituan Likovën, Sarajn dhe Pllasnicën ndërsa në rreth të dytë kanë fituar Haraçinën, Çairin, Strugën, Kërçovën, Tearcën dhe Dollnenin.

“Më 14 Nëntor, Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon garën në komunën e Dibrës ku pret që të del fituese në rrethin e dytë në këtë komunë, duke përmbyllur këtë cikël zgjedhor me sukses dhe me udhëheqje të 11 komunave”, thonë nga kjo parti.