Kosovë

Aurona Pelaj mund të ketë shkuar në Gjermani

Avokati Meshar Selimaj ka thënë se Aurona Pelaj e cila dyshohet për sulm fizik ndaj 70-vjeçares, Minire Nura në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, mund të ketë ikur në Gjermani.

Në një intervistë për Euronews Albania të premten, Selimaj i cili është avokat i familjes së të moshuarës, theksoi se prokuroria ende nuk ka ngritur një aktakuzë ndaj saj.

“Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjermani. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në gjykatë dhe gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelajn. Duhet të paraqitet me thirrjet, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”, ka thënë ai.

Learn moreSkip AdAdvertisement
Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur t’ua ndërpresë paraburgimin tri infermiereve të arrestuara në lidhje me sulmin fizik ndaj një të moshuareje, në një shtëpi kujdesi në Pejë, në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar.

Në vendimin e Supremes të cilin e ka siguruar KOHA më 25 nëntor, thuhet se të pandehurave u ndërpritet paraburgimi dhe lirohen për t’u mbrojtur në liri.