Maqedoni

ASH mori edhe një drejtori të fuqishme (Foto)

Sot pranova detyrën e Drejtorit të SH.A. MEPSO nga drejtori paraprak, Orhan Murtezani, të cilin e falënderova për mikpritjen dhe punën e deritanishme, njoftoi deputeti i deritanishëm Syrija Rashidi, pasi pranoi postin e drejtorit në këtë kompani të fuqishme.

“Mbetem i përkushtuar ashtu si edhe në obligimet e deritanishme publike, duke punuar ndershmërisht në shërbim të qytetarëve dhe të vendit.
Faleminderit të gjithë atyre që ma besuan këtë përgjegjësi dhe uroj të dalim faqebardhë”, njoftoi Rashidi.