Maqedoni

ASh Bërvenicë mbështet Enver Pajazitin në rrethin e dytë

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Bërvenicë ka njoftuar se në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 31 tetor do të mbështesin kandidatin e pavarur shqiptar, Enver Pajazitin,

“Që para mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve jemi prononcuar se në çfarëdo situate, Aleanca për Shqiptarët në rrethin e dytë do të mbështesë kandidatin shqiptar. Ne mbetemi konsistent dhe vota jonë do të orientohet në përputhje me qëndrimin e parë”, thuhet në njoftim./TV21