Maqedoni

Arsovski: Zaevi do të nënshkruajë gjithçka që do t’i servojë Bullgaria

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp tha se pret që kryeministri Zoran Zaev, të bëjë lëshime të mëdha në lidhje me negociatat me Bullgarinë.

Arsovskit këto deklarata i bëri pas inkuadrimit të Alternativës në Qeverinë që për momentin udhëhiqet nga Zoran Zaevi

“Kur Zoran Zaev është i gatshëm të jep 3 ministri dhe gati 50 poste drejtorësh vetëm për ta ruajtur karrigen dhe të vazhdojë të vjedh edhe më shumë, është e qartë se do të nënshkruajë gjithçka që Bullgaria do t’i servojë”.

“Kjo do të jetë kurora e disfatës së tij ndaj Republikës së Maqedonisë”, tha Arsovski.

I pyetur se a do të vazhdojë bashkëpunimi mes Alternativës dhe OBRM-PDUKM-së në nivel lokal, Arsovski tha se pret që këshilltarët e Alternativës të vazhdojnë t’i mbështesin të gjitha projektet që do t’i realizojë OBRM-PDUKM-ja, sepse siç tha, janë të rëndësishme për qytetarët.