Kosovë

Arrestohet një femër, e bëri për spital një femër tjetër

Të martën në Skenderaj një grua është arrestuar pasi e ka rrahur një grua tjetër.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.