Anketa e Institutit Amerikan NDI: LSDM dhe BDI humbin zgjedhjet lokale
Instituti Amerikan NDI (Instituti Nacional Demokratik) ka publikuar një anketë të cilën e ka realizuar gjatë periudhës mars dhe prill.
Sipas anketës nga partitë politike rejting më të madh ka VMRO-DPMNE me 14%, LSDM ka 10%, BDI-5%, Aleanca ka 4% pa llogaritur këtu edhe Alternativën, ndërsa E majta ka 5%.
Tani më dihet se në zgjedhjet lokale, LSDM ka deklaruar se do të koalicionoj me BDI-në dhe se bashku do t’i futen garës për të parët e komunave.
Sipas anketës, në rast se opozita bashkon forcat, pra VMRO-DPMNE së bashku me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativë, atëherë ato do të jenë fitues absolut në pothuajse të gjitha komunat.
Deri tani një bashkëpunim i tillë vetëm është përmendur ndërsa me shumë gjasa mund të ndodh në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.