Analizë: 65 % e qytetarëve nuk i besojnë më gjyqësorit

Qytetarët nuk kanë shumë besim te drejtësia. Të dhënat e Qendrës për Hulumtime Juridike dhe Analiza tregojnë se 65% e qytetarëve nuk i besojnë gjyqësorit.

“Dhe me këtë i vendos në fund të institucioneve në pushtetin e përgjithshëm, pra në vendin tonë, dhe kjo duhet të jetë sinjal serioz për ne se diçka, pavarësisht përpjekjeve dhe përkundër disa lëvizjeve, për të cilat të gjithë jemi të vetëdijshëm, duhet të ndërmerren hapa konkretë së shpejti për tejkalimin e këtij fenomeni”- deklaroi Lidija S. Zafirovska, Qendra për Hulumtime Juridike dhe Analiza.

Rasti i fundit që mbahet mend në opinion dhe që shënohet si simbol i mosbesimit në organet e drejtësisë, është aksidenti i trafikut me pasoja fatale që ndodhi verën e kaluar në Ohër. Shoferi që shkaktoi përplasjen ku humbën jetën dy persona, mori vetëm dënim me kusht. Aktvendimi në fillim të kësaj jave ka zemëruar edhe ministrin e Drejtësisë, i cili ka thënë se nuk mund të jetë indiferent ndaj dënimit, por sot nuk ka dashur të komentojë shumë.

“Është shumë mosmirënjohëse që ti komentojmë vendimet në detaje, sepse gjykatësi apo gjykatësit, janë ata që i dinë të gjitha rrethanat. I kujt ishte faji për një aksident të caktuar trafiku, ose sa është përmasa e fajit të një pjesëmarrësi të caktuar në aksident trafiku”- pohoi Bojan mariçiq- Ministër i Drejtësisë.

Në debatin e sotëm për punën e gjykatave, gjyqtarët nuk deshën të flasin për rastet kur janë dhënë dënime të vogla për raste kur ka pasur viktima. Ata folën për problemet e tyre, nuk kanë mjaft para, dhe së shpejti edhe kuadro të mjaftueshëm.

“Nuk mund të flasim për pavarësi të vërtetë derisa kemi varësi financiare në krijimin dhe realizimin e buxhetit gjyqësor”- tha Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme.

Gjykatësit për vitin e ardhshëm kërkojnë buxhet më të madh prej 6.5%. kërkojnë edhe rroga më të larta edhe atë për plot 15% për të gjithë të punësuarit nëpër gjykata.