Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët po i vendos linjat e kuqe dhe precizon strategjinë në negociatat për hyrjen në qeveri

Aleanca për Shqiptarët po harton strategjinë për negociatat për hyrje në qeveri. Kreu i partisë Taravari tha se në negociata do të përfshihet vet ai por gjithashtu edhe nënkryetarët dhe sekretarët e partisë. Megjithëse pritej që takimet të nisin menjëherë, për momentin asnjëra nga palët nuk zbardhin se kur do të ulen në tryezën e negociatave.

” Kryesia qendrore e autorizoi këshillin drejtues të partisë për t’i vazhduar negociatat e mëtutjeshme me partitë të cilat janë aktualisht pjesë e shumicës 0:23. 3:00 “Sa për daljen, hyrjen, e ndonjë partie në qeveri nuk është puna jonë, ne negociojmë që ne a hyjmë në qeveri, dikush a del, a hyjnë, kjo nuk është puna jonë”, tha Arben Taravari, kryetar i ASh-së.

As Kryeministri Kovaçevski nuk deshi të komentojë kundërshtimet e Alternativës dhe as nëse mund të ndodh që kjo parti ta braktisë koalicionin. Ai u shpreh i bindur se shumica për momentin numëron 64 deputetë.

“Unë nuk mund të paragjykoj diçka të tillë, marrë parasysh se kjo do të përfshinte marrëveshje në mes të gjitha partive politike dhe përderisa një marrëveshje e tillë nuk ndodhë, nuk mund të themi se është skenar final i mundshëm”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Partitë e koalicionit qeveritar nuk zbulojnë nëse kanë formuar tashmë ekipet e tyre në negociatat me Aleancën. Nga partia Alternativa përveç që nuk kanë përcaktuar ekip negociator me ASH-në, thonë se kjo temë duhet të jetë dytësore pasi që paraprakisht duhet të merren vesh me partnerët e partive në pushtet nëse duhet të zgjerohet shumica.

“Ne kemi pasur dhe do të kemi takime me Aleancën për Shqiptarët, si edhe me të tjerët, por tema e zgjerimit të qeverisë nuk besoj se është temë në të cilën kemi shumë për të diskutuar me ASH-në, sepse ne kemi nevojë që brenda koalicionit qeveritar të merremi vesh për nevojën e zgjerimit të shumicës dhe, nëse konstatojmë se ka nevojë, pastaj të flasim për mundësitë se si mund të bëhet kjo. Ne kemi shumë nevojë të flasim me të gjithë, por edhe me ASH-në, për propozim-amendamentin tonë kushtetues për luftën kundër korrupsionit, si brejtësi më i madh i shtetit tonë”, thonë nga Alternativa.

Nga ana tjetër sipas liderit të partisë opozitare VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski, meqë ASh-ja nuk ka dalë me program se me përfshirjen e tyre në qeveri do të përmirësohet standardi dhe kualiteti i jetës, lë të nënkuptohet se janë të interesuar që sipas tij, të ju bashkëngjiten partive aktuale në pushtet në vjedhjen e vendit.

“Në rregull, ja kanë ndryshuar mendim, nuk duan më të jenë në opozitë, duan të jenë në pushtet. Dhe i kuptoj, nuk mundem t’i arsyetoj, por i kuptoj. Por deri në fund do t’i kuptoj nëse do shohë nga ata platformë me anë të së cilës do t’i ndalojnë autobusët nga Gostivari dhe Tetova me të rinj ta lëshojnë Maqedoninë 14:43” dhe të thonë se ne me këtë dhe këtë politike do t’i parandalojmë ato autobusë dhe përkundrazi, do të bëjmë që autobusë nga Dortmundi, Frankfurti, Gjeneva të kthehen mbrapsht në Gostivar dhe Tetovë dhe ta sjellin rininë këtu”, theksoi Hristijan Mickovski, VMRO DPMNE.

Ndryshe, përkundër deklarimeve se nuk bisedohet për ndarje të resorëve, përflitet se që partia e cila do të humb më shumë në kuptimin e kulaçit qeveritar, është Alternativa./Alsat.mk