April 25, 2024
Maqedoni

Aksidentohet për vdekje i riu nga Dobërdolli i Gostivarit

Mbrëmjen e së shtunës, në moshë të re ka ndërruar jetë i riu nga Dobërdolli i Gostivarit, Adas Shabani nga Dobërdolli i Gostivarit. I ndjeri pas vetës ka lënë tre fëmijë, një vajzë e dy djemë të moshës së mitur.

Shkak i ndarjes nga jeta është bë një aksident trafiku. I ndjeri ka drejtuar një motor në momentet e aksidentit në qytetin e Kavadarit, ku dhe është zhvilluar një defike me motoristët.

Adasi jetonte dhe punonte në Slloveni bashkë me familjen e tij. Në vendlindje ndodhej për pushime dhe kishte ardhur në fillim të shtatorit.

Para aksidentit, i ndjeri kishte postuar në rrjetet sociale video nga defileja e motoristëve në Kavadar. Duket tejet i gëzuar dhe buzëqeshuar.

Të afërimit e tij tregojnë se ishte i dhënë tejmase ndaj motorëve.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të dielën në varrezat e fshatit Dobërdoll.

Shkollën e mesme e kishte ndjekur në Medicinën e Tetovës, e fakultetin në UEJL.