Rajon - Botë

Akoma pa u përuruar, luftanija e re ruse shkatërrohet gjatë ndërtimit – përfshihet nga zjarri që shkaktoi dëme 265 milionë euro

Një luftanije e re ruse ka pësuar dëme materiale prej 265 milionë euro, pasi shpërtheu një zjarr gjatë ndërtimit të saj.

Shkalla e zjarrit që filloi të premten në Shën Petersburg, bëri që luftanija që akoma nuk ishte lëshuar për përdorim të shkatërrohet nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Pamjet amatore shfaqin zjarrin në anije që ishte shpërndarë pothuajse në çdo cep të saj, që presidenti rus Vladimir Putin krenohej me të.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në këtë zjarr, por zyrtarë të ministrisë ruse të Mbrojtjes kanë premtuar se do të hetojnë rastin deri në detajin më të vogël.