Maqedoni

Ahmeti: Pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit është realizuar tërësisht

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se pjesa normative është realizuar tërësisht, por shton se ka ende punë për t’u bërë.

“Pjesa normative tërësisht është e realizuar, pjesa që duhet të materializohet do të thotë që është në proces është në zhvillim, por duhet punuar edhe më shumë që të kapen hapat e duhur. (00:34) Urim më të mirë se sa shqiptarët janë bërë Zot në shtëpi të vet, nuk besoj që do të ketë, d.m.th. kanë simbolet e tyre kombëtare kanë arsimin e lart të vetin kanë administratë kanë siguri”, deklaroi Ahmeti.